fbpx

Tenis: Caroline Wozniacki triumfoi për herë të parë në Australian Open

Tenistja daneze, Caroline Wozniacki, fitoi në turneun e femrave në tenis, Australian Open në Melburn, pasi në finale e mundi rivalen nga Rumania, Simona Halep, 2:1 në seta, 7:6, 3:6 dhe 6:4.

Kjo është hera e parë që kjo teniste fiton në një turne Grand Slam. Pas këtij suksesi, ajo do të jetë e para në listën e tenisteve më të mira të botës, transmeton REL. 

“Këtë moment e kam ëndërruar për shumë vite dhe sot ëndrra u bë realitet”, tha Wozniacki, e cila ishte tejet e emocionuar, pas fitores në duelin final.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close