Ronaldo: Nëse fitojmë Ligën e Kampionëve shpëtojmë sezonin

Futbollisti i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili po kalon një nga sezonet më të dobëta në histori, theksoi se për ata shpëtimi është të fitojnë Ligën e Kampionëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nëse fitojmë Ligën e Kampionëve do të shpëtojmë sezonin. Jemi të dëshpëruar me ngecjen pas në kampionat. Nuk jemi të lumtur për shkak të kësaj dhe do ta kemi të vështirë deri në fund të sezonit”, tha Ronaldo për revistën “Marca”.

Real pas 20 xhirove të zhvilluara, me një ndeshje më pak, ka 19 pikë më pak se lideri i Primer ligës spanjolle, Barcelona, ku madje gjendet në pozitën e katërt.

Krahas kësaj madrilienët këtë javë u eliminuan nga Kupa e Mbretit nga ekipi Leganes. Në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve kundërshtar i trajnerit Zinedin Zidane do të jetë PSG-ja.

Ndeshja e parë do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid më 14 shkurt të këtij viti, ndërsa ndeshja në Paris më 6 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button