Opozita e do Haradinajn në interpelancë

Kryeministri nuk është paraqitur fare në Kuvend, që të ballafaqohet me deputetët rreth përdorimit të armëve nga vartësit e tij.

Ai zgjodhi të vizitojë komunën e Gjilanit, ndërsa u përgjigj shkurt kur u pyet për mospjesëmarrje në interpelancë, raporton KTV.

Në mungesë të tij, iniciuesit e interpelancës nga radhët e LDK-së vendosën që ta presin kryeministrin derisa të paraqitet në Kuvend.

Por LDK-ja, bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje, e ka thirrur edhe në një interpelancë tjetër kryeministrin lidhur me vendimin për rritjen e pagave për kabinetin e tij qeveritar.

LDK-ja e sheh të paarsyeshëm vendimin e shefit të ekzekutivit, duke kërkuar anulimin e atij vendimi.

Ndërkaq, deputetja Albulena Haxhiu, përveç interpelancës, paralajmëroi se këtë çështje do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese. Sidoqoftë, Kuvendi ka vazhduar me shqyrtimin e disa projektligjeve të parapara në rend dite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button