Albin Kurti: Kam qenë kundër dorëheqjes së Dardanit

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka komentuar edhe dorëheqjen e Dardan Molliqajt nga pozita e Sekretarit Organizativ të këtij subjekti.

Kurti ka thënë se ka qenë kundër këtij vendimi të Molliqajt.

“Kam qenë kundër dorëheqjes së Dardanit nga pozita e sekretarit, por ai përfundimisht vendosi që të kandidojë për deputetë”, ka thënë Kurti në emisionin Jeta në Kosovë.

Kurti tutje ka shtuar se po të zhvillohej debati në mes të tij dhe Molliqajt në vjeshtë të vitit 2016, Lëvizja nuk do të vinte në këtë pozitë që është sot.

“Shumë më mirë do të ishte që ky debat të bëhej në vjeshtën e vitit 2016 me Dardanin sekretar, sot nuk do të ishim këtu…”, tha Kurti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button