Zhbogar: Takimi Zaev-Cipras është themel për gjetje të zgjidhjes së mirë

Takimi i djeshëm mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, është themel për gjetjen zgjidhjes e cila do të jetë jo vetëm në të mirë të të dy shteteve, por edhe tërë rajonit dhe tërë Evropën, tha euroambasadori Samuel Zhbogar, gjatë takimit të sotëm në Manastir, njofton Portalb.mk.

“Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, tha dje se ka takim mes dy kryeministrave të dy vendeve dhe me të vërtetë është lajm i mirë. Me të vërtetë mund të them se ky takim është lajm i mirë pasi që nëpërmjet dialogut mund të zgjidhen problemet dhe ajo është mundësia e mirë që gjithmonë të zgjidhen çështjet e hapura. Në disa muajt e kaluar dy qeveritë, e Maqedonisë dhe e Greqisë, kanë vendosur dialog shumë intensiv, me qëllim që të krijohet atmosferë e cila do të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjes”, tha Zhgobar.

I pyetur nëse e ndan optimizmin me Maqedoninë se këtë vit do të zgjidhet emri, Zhbogar tha se qeveritë e të dyja vendeve e dinë më mirë dhe duhet të besohet në optimizmin e tyre. Për në qershor paralajmëroi se është e mundshme që të hapen bisedimet hyrëse për në BE për disa vende të Ballkanit Perëndimor.

“Për BE-në, gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë intensive në relacionet me Ballkanin Perëndimor. Shumë punë do të ndodhitë në atë nivel çdo muaj, punë të cilat nuk kanë ndodhur më herët. Komisioni Evropian do ta publikojë strategjinë e saj për Ballkanin Perëndimor në shkurt e cila do të sigurojë vizion se si BE e sheh rrugën e anëtarësimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE. Në prill Komisioni do t’i japë raportet për progresin e vendeve në rrugën drejt BE-së dhe në maj do të kemi Samitin e Sofjes, kështu që në qershor do të ketë takim të Këshillit të Evropës ku shpresoj që do të dalin shumë vendime të rëndësishme me zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe shpresoj për hapje të mundshme të bisedimeve për hyrje në BE me vendet nga Ballkani Perëndimor”, tha Zhbogar.

Ai shtoi se në strategjinë për Ballkanin Perëndimor do të jetë edhe Maqedonia.

Zaev-Cipras: Maqedonia do ta ndryshojë emrin e aeroportit dhe autostradës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button