Maqedoni, gjyqësorin do ta “ringjallin” ata që e “vranë”

Këshilli i ri ndjekjen e implementimit të strategjisë në gjyqësor për periudhën 2017 – 2022, me të cilën personalisht do të udhëheq kryeministri Zoran Zaev, pritet që të formohet javën e ardhshme, por ende nuk dihen saktësisht emrat të cilët do të marrin pjesë në punën e saj, thonë nga Qeveria e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Edhe pse jo-zyrtarisht vetëm se dolën emrat e kryetarit të Gjykatës Supreme dhe kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Jovo Vangellovski dhe Zoran Karaxhovski, se do të jenë pjesë e këtij këshilli, nga Qeveria as nuk e konfirmojnë, por as nuk e hedhin poshtë një gjë të tillë.

“Emrat e anëtarëve  do të mësohen në fund të muajit. Emrat e personave të cilët përmenden janë në nivel spekulimi”, thotë për Portalb.mk, zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski.

Megjithatë, jo-zyrtarisht nëpër media shkruhet se Vangellovski dhe Karaxhovski, do të kenë obligim që ta këshillojnë kryeministrin për atë se si do të zbatohen reformat në gjyqësor.

“Varrmihësit” e gjyqësorit, do ta zhgroposin “shtetin ligjor”

Ekspertët juridik, vlerësojnë se kyçja e Karaxhovskit dhe Vangellovskit në Këshillin për reforma, nuk është punë e mençur dhe se mu kjo taktikë e palogjikshme mund të luaj rol të rëndësishëm në ndalimin e përpjekjeve për rregullimin e sistemit juridik.

“Shumë mirë e dimë se si ka funksionuar sistemi i mëhershëm në aspektin e gjyqësorit në Maqedoni, kështu që mendoj se nuk është aspak e mençur që në përbërjen e Këshillit për Reforma të kyçen personat si Jovo Vangellovski dhe Zoran Karaxhovski”, thotë ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski, për gazetën “Slloboden Peçat“.

Ai thotë se “është marrëzi që të kërkohen këshilla nga njerëz që ndër vite drejtpërdrejt kanë ndikuar dhe kanë marrë pjesë në bllokadën e plotë dhe frenimin e sistemit gjyqësor në shtet”.

“Unë nuk mund ta kuptoj vendimin e kryeministrit Zaev që të bashkëpunojë me Vangellovskin dhe Karaxhovskin, por pasi që ësht ashtu, atëherë me kalimin e kohës duhet të jetë i gatshëm edhe për obstruksione nga ana e tyre”, sqaron Ivanovski.

Nga ana tjetër, avokati Xvonko Davidoviq ashpër ka reaguar ndaj këtij vendimi që Karaxhovski dhe Vangellovski të jenë pjesë e trupit të ri për reforma në gjyqësor dhe të japin këshilla, pasi që siç thotë ai, në atë mënyrë do t’i vijë fundi shpresës për zbatim të reformave në gjyqësor.

“Për fat të keq, ende nuk ka avancim në sistemin gjyqësor, po nëse Karaxhovski dhe Vangellovski me të vërtetë do të vendosen që ta këshillojnë kryeministrin Zoran Zaev, atëherë nuk do të ketë reforma në gjyqësor. Ose, ashti siç do të kishte thënë Pashiq: Mos u frikëso popull, më mirë nuk do të jetë”, thotë Davidoviq.

Ai rikujton se njerëzit me muaj kanë dalë në rrugë të bashkuar rreth një ideje – nuk ka drejtësi, nuk ka paqe.

“Kërkesa e tyre ishte e thjeshtë, ligji të jetë i barabartë për të gjithë dhe çdokush që ka gabuar patjetër duhet të përgjigjet, pa dallim se në çfarë pozite dhe funksioni gjendet. Pjesa më e madhe e tyre nuk ishin anëtarë partiak, dhe as tani, por kërkesa e tyre u drejtua ndaj pushtetit të atëhershëm të VMRO-DPMNE-së, por edhe ndaj opozitës së atëhershme LSDM, e cila pretendonte të vijë në pushtet. Përpjekjet e opozitës së dikurshme, në atë kohë ishin të njëjta me organizatat qytetare, ndërkaq deklarativisht ngelën edhe pasi erdhën në pushtet”, sqaron Davidoviq, transmeton Portalb.mk.

Nga ana tjetër, profesori universitar, Gordan Kallajxhiev, i cili ishte pjesë e këshillit të pasuksesshëm për reforma, me të cilin udhëhoqi ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, thotë se trupi i ri i pushtetit ekzekutiv që do të duhet ta vëzhgojë zbatimin e reformave, do të ishte i arsyeshëm vetëm nëse reformat janë të parapara në mënyrë të qartë dhe të detajuar.

“Nëse e shihni strategjinë për reforma, atëherë do të shihni se shumica e ideve janë vetëm të skicuara, dhe askund nuk ofrojnë zgjidhje ose nuk janë të precizuara. Nga ana tjetër, nuk është e përshtatshme që kryeministri t’i udhëheq reformat në gjyqësor”, thotë Kallajxhiev në një intervistë për “Nova Makedonija”.

Ndryshe, jo-zyrtarisht, përveç Vangellovskit dhe Karaxhovskit, në këtë trup qeveritar do të jenë edhe kryetarët e gjykatave me kompetenca të zgjeruara, në mesin e të cilëve janë edhe ata të Gjykatës Shkupi 1 dhe 2, të Gjykatës së Apelit dhe të dy Gjykatave Administrative. Afër Zaevit, do të qëndrojë ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji.

Trupi i ri po formohet në vend të trupit të vjetër, i cili dështoi, apo u shpërnda. Ai ishte i përbërë nga ekspertë dhe profesorë, ndërkaq kryesor ishte ministri Saliji.

Punën e Këshillit për Reforma publikisht e kritikuan anëtarët e saj, në mesin e të cilëve ishin edhe drejtorja e Komitetit të Helsinkit, Urania Privoska, profesori universitar, Gordan Kallajxhiev, por edhe profesoresha universitare, Mirjana Najçevska.

Vangellovski dhe Karaxhovski do ta këshillojnë Zaevin në trupin e ri për reforma në gjyqësor?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button