Thaçi: Shqiptarët e Maqedonisë detyrimisht duhet të ngriten në nivelin e kombeve të tjera evropiane

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot paradite ka vendosur kurora lulesh pranë varrit të kryetarit të ndjerë Arbën Xhaferi, me rastin e ditëlindjes së tij më 24 janar 1948, duke përkujtuar kështu veprën e Arbën Xhaferit në 70 vjetorin e lindjes së tij.

Me këtë rast Thaçi tha se mendon që mungesa e udhërrëfyesve gjatë historisë për popujt e ndryshëm ka treguar se sjellë përplasje kombëtare dhe ngatërresa mes njerëzve. Kjo nuk duhet të jetë mungesë te shqiptarët e Maqedonisë.

“Sot është 70 vjetori i lindjes së Arben Xhaferit, mendoj se shumica absolute e shqiptarëve tash më jo vetëm që jetojnë në Maqedoni e kanë të qartë se udhërrëfyesi i vërtetë është Xhaferi, programi dhe platforma e tij, që thotë se shqiptarët e Maqedonisë detyrimisht duhet të ngriten në nivelin e kombeve të tjera evropiane dhe t’i gëzojnë të gjitha të drejtat, si dhe të kenë një autonomi të vërtetë të vendimmarrjes institucionale. Besoj se ky do të jetë një mesazh që të eliminohen përplasjet dhe ngatërresat e panevojshme brenda organizimit politik të shqiptarëve dhe definitivisht qasja të jetë drejt platformës që na e ka lan me shumë fat ky udhërrëfyes kombëtar siç është Xhaferi”, ka thënë Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button