fbpx

Erkand Qerimaj fitoi medaljen e bronzit në Botëror pasi vendi i tretë rezultoi pozitiv në doping

Peshëngritja shqiptare dhe çështja Romela Begaj, ditët e fundit janë vënë në qendër të vëmendjes jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe më gjerë. Rezultati pozitiv në doping ishte fare i papritur për sportisten shqiptare, por pas saj ka edhe lajme të mira, shkruan Class.

Peshëngritësi Erkand Qerimaj, i cili u rendit i katërti në Botërorin e Zhvilluar në Amerikë, në stilin e shtytjes deri në peshën 77 kilogram, është ngjitur edhe një pozicion më lart duke përfituar kështu Medaljen e Bronzit, pasi rivali i tij, rumuni Dumitru Kaptaru, ka rezultuar pozitiv në testin antidoping.

Në stilin ‘shtytje’, Qerimaj fitoi Medaljen e Argjendtë, por pas këtij rezultati, ai fiton Medaljen e Bronzit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë sportisti përmes rrjeteve të tij sociale. Nëpërmjet një statusi të publikuar në Instagram, Qerimaj ka bërë me dije se konkurrenti i tij, Dimitru Kaptaru, ka rezultuar pozitiv në doping pas analizave të bëra: “Vjen dhe lajmi për Shqipërinë. Medalje Bronzit në Botëror, pas rezultimit pozitiv të rumunit që kishte Medaljen e Bronzit . Nga vendi i katërt në botë, kaloj në vend të tretë…”

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close