fbpx

Antalia, turistët në të njëjtën ditë shijuan detin dhe borën

Turistët vendas dhe të huaj në Kemer, që i përket provincës turke të Antalias, në të njëjtën ditë kanë shijuar detin dhe por edhe borën në malin Tahtala, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Kemer temperatura ditore e ajrit isht 10 gradë celsius ndërsa ajo e detit ishte 18 gradë. Kjo temperaturë ishte e mjaftueshme për popullatën lokale dhe turistët që të shijojnë notin në det në plazhin e Kleopatrës në janar.

Përveç tyre, kishte edhe nga ata që kishin vendosur të vizitojnë malin Tahtala 2.365 metra të lartë, në majën e së cilës mund të arrihet me teleferik për 12 minuta.

Drejtori i teleferikut Olympos, Fatih Koyunku për AA tha se turistët, përveç notit në det, kanë mundësinë të shijojnë edhe topat e borës në malin Tahtali.

Sipas tij, në mal janë regjistruar 5 gradë celsius.

“Gjatë dimrit kryesisht mirëpresim turistët nga Koreja e Jugut, Evropa, vendet arabe dhe turistët vendas. Ata vijnë këtu sepse nuk ka shumë borë”, shpjegoi Koyuncu.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close