Vlerat çudibërëse shëndetësore të kanellës

Sindroma pre-menstruale

Duke patur nivel të lartë të magnezit, gratë përjetojnë më pak ndryshime në luhatjen e humorit. Kjo sugjeron se përfshirja e magnezit në dietën ushqimore lehtëson simptomat e dhimbjeve menstruale.

Sëmundja e alcajmerit

Një studim në Izrael në Tel Aviv zbuloji që kanella mund të parandalojë efektet e zhvillimit të gjeneve përgjegjëse për sëmundjen e alcajmerit.

Një studim në UC Santa Barbara tregon se kanella pengon formimin e konfuzionit në trurin e pacientëve me alcajmer.

Ftohja, dhimbje fyti dhe kolla

Dhimbjet e fytit  mund të trajtohen me një çaj kanelle. Përveç karakteristikave antibakteriale, ajo është gjithashtu efektive në rritjen e qarkullimit të gjakut e cila si rezultat i kësaj, përmirëson nivelet e oksigjenit në gjak që luftojnë sëmundjet.

Ilaç kundër insekteve                                                                                        

Kanella njihet si mbrojtja më e mirë ndaj insekteve si mushkonja, buburreca, merimangat e pluhurit, morrat dhe çimka. Përveç faktit që vret lavrat e mushkonjave, ajo është e mirë dhe si ilaç kundër insekteve.

Lëndë ushqyese 

Për të ndërtuar një strukturë të mirë dhe efikase të metabolizmit të kockave, produktet e pasura me magnez do të ishte ideal për tu përdorur. Magnezi është një aktivizues i enzimave dhe luan rol kryesor në zhvillimin e trupit.

Prishja e dhëmbëve dhe sëmundja e mishrave të dhëmbëve

Kanella lufton bakterin e cila dëmton dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve ndryshe nga produktet të tjera të cilat thjesht largojnë papastërtitë. Ju mund ta gjeni në produktet si kolinozi, çamçakëzi, larësit e gojës madje dhe në mente.

Anti infeksione fungale                                                                   

Përdorni shkopinj me kanellë për të zhdukur infeksionet fungale në këmbë. Përzini ujë me vaj kanelle dhe lani këmbët me të. Efektin do ta vëreni pas 3 ditësh. Ajo mund të përdoret dhe si  një trajtim për gishtat e këmbëve të prekura nga ky infeksion.

Terapi masazhuese

Një agjent i mirë është vaji i kanellës e cila është shumë efektive në relaksimin dhe lehtësimin e dhimbjeve të muskujve. Përgatitja e banjës /dushit me kanellë  mund të zhduke dhimbjet e muskujve dhe të lehtësojë stresin.

Antioksidues                                                                       

Kanella bën pjesë në një nga antioksiduesit më të mirë në botë. E renditur në numrin 7, njihet për fuqinë e saj për të ulur formimin e radikaleve të lira të cilat janë shkaktarët kryesor të kancerit. Kanella është e mirë dhe për riparimin e dëmtimeve duke filluar nga lëkura jashtë te organet brenda trupit./ Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button