Sërish horror në Rusi, adoleshenti me sëpatë ka plagosur pesë shokë dhe arsimtaren

Një adoleshent i armatosur me një sëpatë ka plagosur pesë shokë të klasës dhe arsimtaren në jug të Siberisë në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).

Komiteti hetues rus njoftoi se një nxënës i klasës së nëntë, të premten, sulmoi nxënësit e klasës së shtatë dhe arsimtaren e tyre në shkollë në fshatin Sosnovi Bor në Burjatija.

Ai poashtu ndezi një shishe dhe u përpoq të vetëvritej para se të arrestohej. Sulmuesi u hospitalizua ndërsa janë ngritur hetime në lidhje me rastin, shkaqet e të cilit ende nuk dihen.

Ky është sulmi i dytë në shkollë këtë javë.

Rusi: 15 vetë janë plagosur nga përleshja me thika në një shkollë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button