Mickoski: Pushteti na provokon që ta lëshojmë Kuvendin

Qeveria dëshiron dhe provokon që VMRO-DPMNE ta lëshojë Kuvendin që të munden të miratojnë ligje kontestuese në kundërshtim me interesat e qytetarëve, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, njofton Portalb.mk.

Ai thotë se partia ka miratuar vendim që deputetët nga radhët e saj të marrin pjesë në seancën e djeshme në të cilën ka mbajtur fjalim sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, pasi që nuk kanë dashur që të keqpërdoren mungesa eventuale e tyre.

“Ne kemi qenë dhe ngelemi me politikat e orientuara drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndërkaq protesta jon është në drejtim ndaj pushtetit i cili po kryen ndjekje politike. Qeveria në Kuvend vendos ligje të cilat janë të dëmshme dhe të njëjtat i miraton pa kurrfarë debati. Ata nuk janë të gatshëm të dëgjojnë mendim tjetër, ndërkaq kjo u vjen mirë andaj kam ndjesinë se dalja jonë nga Kuvendi është moment që pritet dhe dëshirohet që të miratohen ligje kundër interesave të qytetarëve. Me fjalë tjera, pushteti provokon që ne ta lëshojmë Kuvendin, ata e defokusojnë opinionin me tema tjera, duke lëshuar që të kalojnë ‘trena” larg syve të opinionit”, ka thënë Mickovski në një intervistë për “Nezavisen”.

Ai shton se VMRO-DPMNE nuk ka sjell vendim për kthim përfundimtar në Kuvend, por “shumë shpejtë do të ketë vendim përfundimtar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button