fbpx

Surroi: Pjesëmarrja e deputetëve të Kosovës në varrimin e Ivanoviqit do t’i bënte nder vendit

Pjesëmarrja e një delegacioni parlamentar nga Kosova në varrimin e ish-deputetit Oliver Ivanoviqit, “Gatishmëria për të qëndruar mbi dallimet politike dhe konfliktit të pambaruar”, do të ishte shenjë e duhur në momentin e duhur, i bën nder institucionit dhe vendit, mendon publicisti e shkrimtari Veton Surrroi, transmeton Koha.net.

Surroi përmes një postimi në Facebook, konsideron se “Do të ishte shenjë e duhur në momentin e duhur lajmërimi i Kuvendit të Kosovës për delegacionin parlamentar , të përbërë nga pushteti e opozita, që do të marrë pjesë në varrimin e Oliver Ivanoviqit, ish deputet i Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Surroi.

“Në momente të këtilla, gatishmëria për të qëndruar mbi dallimet politike dhe konfliktit të pambaruar i bën nder institucionit dhe vendit”, ka shkruar ai.

Ish-lideri serb dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq u vra dje, nga atentatorë tash për tash të panjohur, gjatë një sulmi para zyrave të partisë Iniciativa Qytetare, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close