fbpx

Diplomati amerikan Wiliam Walker: Nuk pranoj dekorata nga Hashim Thaçi

Diplomati veteran amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, William Walker, ka treguar se a ishte i vërtetë lajmi që ka refuzuar të dekorohet nga presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi.

Walker ka sqaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se si ka qenë puna.

“Nuk është që kam refuzuar, por më është kërkuar nëse do të pranoja dhe për disa arsye kam thënë jo, për momentin jo, nuk jam i gatshëm të pranojë një dekorim nga Thaçi. Kemi dallime unë dhe ai”.

Dallimet me Thaçin, Walker ka thënë se i ka edhe sa i përket dëgjueshmërisë së madhe që Thaçi ka treguar ndaj ndërkombëtarëve.

“Komuniteti ndërkombëtarë sipas mendimit tim ka bërë shumë gabime këtu dhe ai e ka dëgjuar shumë. Për shembull kushtetua nuk është e shkruar mirë, mendoj që duhet të ndryshohet”.

“Por, ka edhe arsye të tjera”.

“Pra, nuk e kam refuzuar medaljen, por jam pyetur nëse do ta pranoja dhe kam thënë se për momentin jo”.

Ndryshe, amerikani William Walker e kishte udhëhequr Misionin Verifikues të OSBE-së në Kosovë, prej vjeshtës së vitit 1998 deri në prag të fushatës ajrore të NATO-s kundër forcave serbe, që nisi më 24 mars të vitit 1999.

Ai i kishte parë nga afër krimet serbe në Kosovë, veçanërisht Masakrën e Reçakut, pas së cilës alaramoi botën se “Serbia po kryen gjenocid në Kosovë”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close