Gjykata Themelore Shkupi 2: Bogoevski ka shpifur ndaj Ahmetit dhe Xhaferit

Gjykata Themelore Shkupi 2 e ka pranuar padinë e Ali Ahmetit dhe  Musa Xhaferit kundër ish agjentit, Sllobodan Bogoevski se në lidhje me rastin “Magjar Telekom”, njofton Portalb.mk.

Vendimin, Gjykata e ka publikuar në ueb-faqen e saj zyrtare. Në vendim thuhet se Bogoevski është përgjegjës për shpifje ndaj Ahmetit dhe Xhaferit.

Ndryshe, përpara disa ditëve vendimi u njoftua nga avokati i Bogoevskit, por pritej që zyrtarisht ta konfirmojë gjykata.

Megjithatë për paditë e Ahmetit dhe Xhaferit, Bogoevski, nuk do të paguaj dëmshpërblim, pasi që paditësit janë tërhequr nga kërkesa. Avokati i Bogoevskit, Valenti nZafirov thotë se vendimin e kanë marrë përpara Vitit të Ri dhe paralajmëroi se do të dorëzojë ankesë përpara Gjykatës së Apelit.

“Komisioni Amerikan për Letra me Vlerë e ka hapur për opinionin rrëfimin e Bogoevskit të dhënë në procedurën e cila është udhëhequr kundër tre menaxherëve të “Magjar Telekom”, Elek Shtraub, Andrash Ballog dhe Tamash Marvai, përpara Gjykatës së Nju Jorkut. Në të, Bogoevski, mes tjerash, thotë se dy funksionarë të BDI-së kanë marrë ryshfet nga “Magjar Telekom” nga 2.5 milionë euro. Ahmeti dhe Xhaferi më pas e kanë paditur Bogoevskin për këtë deklaratë dhe kanë kërkuar dëmshpërblim nga 90.000 euro për shkaktimin e “stresit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button