BE ka gaz për të përmbushur 50 për qind të kërkesave në 25 vitet e ardhshme

Sipas raportit të fundit të Shoqatës Ndërkombëtare të Prodhuesve të Naftës dhe Gazit (IOGP), Evropa ka gaz të mjaftueshëm për të përmbushur afërsisht gjysmën e kërkesave të saj për 25 vjet të tjera me 5.100 miliardë metra kub (bcm) të burimeve të mbetura të gazit natyror, transmeton Anadolu Agency (AA).

Konsulenca ndërkombëtare e energjisë Wood Mackenzie ka kryer një analizë të vëllimeve të mbetura të gazit në Evropë me kërkesë të IOGP-së.

“Eksplorimi i përgjegjshëm dhe zhvillimi i burimeve të gazit në Evropë ka potencial për të siguruar furnizimin me energji, punë të kualifikuara dhe burime të ardhurash nga qeveria për dekadat që po vijnë”, tha IOGP.

Raporti në fjalë tregoi se 50 për qind e kërkesës së parashikuar evropiane të gazit aktualisht është furnizuar nga prodhimi evropian, por paralajmëroi se ndërlidhshmëria e tregut është e nevojshme nëse Evropa dëshiron të mbedh përfitimet e plota të potencialit të mbetur të gazit vendas.

“Evropa aktualisht ka rreth 5.100 bcm të burimeve të gazit natyror komercial dhe teknikisht të rikuperueshëm. 989 bcm të burimeve që janë kualifikuar akoma janë për t’u gjetur. Pritjet e burimeve akoma për t’u gjetur janë rritur gjithashtu, të nxitura nga politika të favorshme dhe inkurajim i perspektivave në Kroaci, Qipro, Grenlandë, Irlandë, Norvegji dhe Rumani”, shpjegoi konculenca Wood Mackenzie.

Konsulenca theksoi se rezultatet e suksesshme të raundeve të fundit të licencimit tregojnë se kompanitë e naftës dhe gazit janë duke investuar në pellgjet ujore të mundshme të Evropës si në tokë ashtu edhe në det.

“Rezervuarët e pazakonta kanë potencial për të shtuar këtë përpjekje. Aktiviteti i eksplorimit evropian po rimëkëmbet që nga viti 2016 me normat e suksesit ndërsa kostot e zbulimit kthehen në nivelet 2009-2010”, theksuan nga konsulenca.

Wood Mackenzie vuri në dukje se midis viteve 2016 dhe 2025 mbi 50 miliardë dollarë të shpenzimeve të eksplorimit pritet në zonat e stazhionuar të BE-së ose rreth 5 miliardë euro në vit.

IOGP tha se burimet e saj të Evropës mund të vazhdojnë të jenë një bazë e sigurtë për të përmbushur kërkesën e brendshme, të plotësuar nga tubacionet e ardhshme dhe importet e LNG-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button