Qeveria i miratoi ndryshimet e Ligjit për informatorë
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme i miratoi Propozim-ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të informatorëve.
Me këtë zgjidhje ligjore, siç theksojnë nga Qeveria, sigurohet mbrojtje më e madhe e informatorëve me çka qartë konfirmohen politikat qeveritare për luftë kundër korrupsionit.
Ndryshimet ligjore janë dërguar deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në miratim të mëtutjeshëm.