Sa zgjat pushimi i lindjes në vende të ndryshme të botës

Pushimi më i shkurtër i lindjes në botë është në SHBA dhe ai zgjat vetëm dy muaj.

Nga ana tjetër, Estonia ofron edhe më shumë se 1,5 vjet mungesë të paguar me çka është bërë vendi me më shumë beneficione për gratë shtatzëna.

Vendet e tjera ofrojnë nga një vit: Bullgaria, Hungaria, Japonia, Lituania, Austria, Çekia, Letonia, Norvegjia, Sllovakia…

Në 19 prej 41 vendeve mungesa e paguar ka të bëjë me lehonat (nëna), ndërsa në 31 vende edhe baballarët kanë të drejtë mungese. Megjithatë, e drejta e tyre është më modeste, gjegjësisht, në mesatare, dy javë.

Përjashtim janë Japonia me 30 javë dhe Koreja me 16 javë. Portugalia, Luksemburgu dhe Norvegjia baballarëve të rinj u japin rreth dy muaj mungesë të paguar.

Në Qipro, Izrael, Turqi, Irlandë, Zvicër dhe Zelandë të Re mungesa e papaguar ka të bëjë me lindjen dhe kujdesin për fëmijën, por baballarët nuk kanë të drejtë për një mungesë të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button