Arditi zbulon detaje nga fejesa e djalit, i dedikon çiftit një urim!

Mbrëmja e djeshme e gjeti familjen Gjebrea duke festuar si kurrë më parë. Joni, djali i madh i Arditit dhe Anilës festoi një event të rëndësishëm në jetën e tij: fejesën me Merlinin! Mbledhur me më të afërmit në një vinotekë në kryeqytet, duket se kjo ka qenë një nga ditët më të bukura për çiftin, dhe jo vetëm, shkruan Bordo.al. 

Arditi ka nxituar t’i kushtojë disa fjalë këtij hapi të ndërmarrë nga i biri, e nuk mund të mungonte një dedikim i ëmbël tipik prej Gjebresë. “Nuk ka lumturi më të madhe për një prind…”, ka shkruar Arditi, ndërsa ka publikuar edhe një video të shkurtër në Instagramin e tij. Çfarë dallon më shumë është entuziazmi i Annas, e cila dëgjohet duke i thenë të fejuarës së Jonit: “Nga sot e tutje do të të quajë Merlin Gjebrea!” Një batutë e tillë ka shkaktuar jo pak të qeshura tek të pranishmit, të cilër nuk e prisnin ta dëgjonin këtë nga më e vogla e familjes.

E kush nuk i do të tilla gëzime? Urime, Jonit dhe Merlinit!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button