‘Engjëll dhe djall’, rikthimi “i çmendur” i Diego Costës

Diego Costa u rikthye te Atletico Madrid pas më shumë se 3 sezonesh, në sfidën ndaj Getafes dhe menjëherë nxori në pah 2 vetitë që e karakterizojnë më së shpeshti, njofton Supersport.al.

Braziliani tregoi një shpirt mjaft të lartë gare, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 68, Diego Costa gjeti golin, pas një krosimi perfekt të ardhur nga Vrsaljko dhe vrapoi për të festuar me tifozët e Atleticos, duke u përfshirë në tribunë.

Ky moment nuk kaloi pa u vënë re nga kryesori, që vendosi t’i tregojë brazilianit kartonin e dytë të verdhë dhe për rrjedhojë, të kuqin.

Sfida mes Atleticos së Madridit dhe Getafes, përfundoi me rezultatin 2-0 për vendasit, ndërsa më herët kishte shënuar Correa. Me këtë 3-pikësh, skuadra e Simeones vijon të konfirmohet në vendin e dytë të renditjes, që kryesohet bindshëm nga Barcelona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button