fbpx

Një kompanie braziliane që ka eksportuar mish në Maqedoni, i është marrë licenca

Kompanisë braziliane Seara Alimentos LTDA, e cila eksporton mish edhe në Republikën e Maqedonisë, i është marrë licenca për eksport dhe është fshirë nga regjistri i eksportuesve të autorizuar të mishit nga Brazili, informon Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV).

Informacioni, siç kumtojnë nga AUV, është marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme ku ka arritur njoftim nga përfaqësia konsullore diplomatike e Republikës Federale të Brazilit në Sofje se kompanisë i është marrë licenca për eksport dhe se është fshirë nga regjistri i eksportuesve të autorizuar të mishit.

Nga AUV theksojnë se janë përforcuar kontrollet në vendkalimet kufitare nga shërbimet inspektuese të Agjencisë me qëllim të parandalimin të hyrjes eventuale në vend të dërgesave të mishit nga Brazili, të cilat vijnë prej objekteve të cilët janë të ndaluar për eksport.

“Si institucion përgjegjës për sigurinë e ushqimit e informojmë opinion se ngjarjet e vitit të kaluar dhe hetimet në industrinë e mishit në Brazil, AUV është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në këtë vend amerikanojugor, me të cilën këmbehen informacione për ngjarjet në industrinë e mishit, për të cilën informohen edhe odat ekonomike të vendit. Importi i mishit në Maqedoni bëhet ekskluzivisht prej vendeve të miratuara për import dhe prej objekteve të miratuara.”, thuhet në kumtesën e AUV dhe shtohet se secila dërgesë detyrimisht është e shoqëruara në  certifikatë veterinere shëndetësore me të cilën garantohet siguria.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close