Meta: Pakica maqedonase është pasuri për Shqipërinë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta i cili sot ishte për vizitë zyrtare në komunën e Liqenasit ku tha se  minoriteti maqedonas është pasuri për Shqipërinë.

Meta u prit nga nënkryetari Andon Jani dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak në qendër të Liqenasit si dhe dhjetëra banorë të minoritetit maqedonas dhe nga autoritetet vendore, trnsmeton MIA. 

“Është shumë me rëndësi të ruani dhe promovoni identitetin tuaj. Unë jam i përkushtuar edhe më tej ta promovoj minoritetin maqedonas i cili ka vlera e tradita të mrekullueshme. Minoriteti maqedonas do të ketë vëmendjen time të përhershme”, tha Meta pas takimit.

Banorët e Komunës së Liqenasit e falënderuan Metën për mbështetjen e përkrahjen, ndërsa vlerësuan se ai u ka qëndruar gjithmonë pranë. Ata i shprehën mirënjohje Presidentit Meta për mbështetjen dhe vëmendjen ndaj minoritetit maqedonas.

Meta e vizitoi edhe Kishën e Shën Mhillit në Liqenas dhe ndezi qirinj si dhe uroi minoritetin maqedonas për festën e Shën Naumit dhe Krishtlindjet. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button