Pheniani u pajtua që negociatat me Seulin të fillojnë javën e ardhshme

Autoritetet e Koresë Veriore sot u pajtuan që negociatat me Korenë e Jugut të fillojnë më 9 janar.

Përgjigja vjen pasi Koreja e Jugut kërkoi vazhdimin e negociatave të cilat duhet të mbahen në zonën e demilitarizuar mes dy shteteve.

Një nga temat e bisedave do të jetë mundësia që sportistë nga Koreja e Veriut të marrin pjesë në Lojërat dimërore olimpike, që do të mbahen muajin e ardhshëm në vendin koreanojugor, Pjeongçang.

Të dy vendet këtë javë kanë vendosur edhe komunikim të drejtëpërdrejtë në prag të negociatave.

Presidenti amerikan Donald Tramp e ka përshëndetur paralajmërimin për fillimin e  negociatave mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut dhe potencoi se kjo është rezultat i “presionit të tij intensiv” mbi autoritetet e Koresë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button