BE kundërshton projekt-ligjin e Izraelit për dënimin me vdekje

 Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Carlos Martin Ruiz de Gordejuela, ka deklaruar se pozita e BE-së mbi dënimin me vdekje është e gjithanshme dhe blloku punon në mënyrë aktive për t’i dhënë fund këtij dënimi gjithkund në të gjitha rrethanat, raporton Anadolu Agency (AA).

Komentet e de Gordejuela-s erdhën në përgjigjen e një pyetjeje të parashtruar nga korrespodentja e AA-së në Bruksel.

“Bashkimi Evropian është kundër dënimit me vdekje në të gjitha rrethanat dhe rastet pa asnjë përjashtim”, u përgjigj de Gordejuela.

Dje, Knesset (parlamenti izraelit) miratoi një lexim paraprak të një projekt-ligji të diskutueshëm që do të lejojë autoritetet izraelite të vendosin dënimin me vdekje ndaj palestinezëve të përfshirë në “operacionet kundër objektivave izraelite”.

I propozuar nga partia e ekstremit të djathtë Yisrael Beiteinu, leximi i parë i projekt-ligjit u miratua me një votim me 52 vota “pro” dhe 49 “kundër”. Megjithatë, një votim i dytë dhe i tretë duhet të aprovohet para se ligji të kalojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button