Në Shkup u hap punëtoria-muze për armë nga koha e LNÇ-së (FOTO)

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot e ka hapur ekspozitën e përhershme “Heronjtë e qytetit të Vardarit”, në punëtorinë e parë  të armëve partizane në Muzeun Memorial të Shkupit, e cila ndodhet në bregun e majtë të lumit Vardar, në shëtitoren “Dimitar Vllahov”, mbrapa Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Në kushte të okupimit dhe regjimit policor, në afërsi të shëtitores dhe ndërtesës së Metropolit, në rrugën “Pajkova” numër 2, është formuar punëtoria e parë ilegale në qytet. Detyra për formimin dhe organizimin e punëtorisë u është dhënë Ilija Jakimovski Ilço, Robert Gadik dhe Branisllav Shikiq, ndërkaq ata, detyrën ia kanë besuar elektromekanikut Serafim Vidovski, i cili ka pasur punëtori në oborrin e shtëpisë së tij.

“Më 13 nëntor të vitit të kaluar, në ditën e lirimit të qytetit, ju njoftova se së shpejti do ta hapim këtë muze i cili padrejtësisht u mbyll gjatë kohë për shkak të rinovimit. Në pajtueshmëri me ridefinimin e qytetit, të cilin e ka bërë ish pushteti, historia moderne dhe anti-fashiste e Shkupit u nxor nga margjinat, ndërkaq me atë edhe përmendoret dhe pllakat përkujtimore kushtuar luftës çlirimtare. Ky muze do të jetë i hapur çdo ditë dhe do të jetë i mbushur me nxënës, ndërkaq do të vendosim edhe përmbajtje turistike të hartës së qytetit”, theksoi kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Ai gjithashtu theksoi se hapja simbolike e muzeut do të bëhet në ditën, kur përpara 75 viteve, pas torturave fizike në “Drejtorinë Rajonale të Shkupit” dhe pa proces gjyqësor, janë vrarë sipas tij, Strasho Pinxhur dhe Mirçe Acev.

Ky objekt në vitin 1981 u bë Muzej Memorial për punëtoritë ilegale të prodhimit të armëve në Shkup gjatë kohës së Luftës Nacional Çlirimtare (1941-1944).

Ndryshe, muzeu do të jetë i hapur për vizitë prej orës 10:00 deri në orën 18:00, ndërkaq hyrja do të jetë falas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button