fbpx

Sela ndaj kryeministrit Zaev: anashkalove 100 mijë qytetarë të Maqedonisë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë vizitës së tij të sotme në Komunën e Gostivarit ka komentuar edhe parullat e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) duke thënë se në “Një shoqëri për të gjithë” dhe “Jetë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, Zoran Zaev ka lënë jashtë 100 mijë qytetarë të Maqedonisë.

“Në cilësinë e një kryetari edhe në opozitë, erdha të shoh qytetin e Gostivarit dhe simbolikisht përfaqësuesin e rreth 100 mijë banorëve të cilët janë të përjashtuar nga ai koncepti “Një shoqëri të përbashkët për të gjithë”, dhe në të njëjtën kohë i bëj apel kryeministrit që fjalia “shoqëri e përbashkët për të gjithë” këtu në Gostivar nuk vlen, sepse janë 100 mijë banorë të cilët i kanë lanë jashtë këtij koncepti duke vazhduar që të çojnë inate politike bashke me partnerin e tij BDI-në dhe duke lënë komunën e Gostivarit pa buxhet dhe pa perspektivë”, tha Sela, raporton Alsat-m.

LEXO: Drejtori i Burgut “Idrizovë” sot dorëzon dorëheqje
LEXO: Funksionarët e Aleancës për Shqiptarët i deponuan dorëheqjet në Qeveri

Përndryshe, pjesëtarët nga radhët e Aleancës për Shqiptarët ditë më parë u larguan nga postet qeveritare. Dorëheqjet e funksionarëve të Aleancës për Shqiptarët vijnë pas paralajmërimit të kryetarit të partisë, Ziadin Sela, i cili tha se do të dalë nga Qeveria pasi të votohet ligji për përdorimin e gjuhëve, ndërkaq do t’i përkrahë “të gjitha ligjet që janë reformues dhe në të mirë të qytetarëve”.

Sherri qeveritar u bë pasi që kryeministri Zoran Zaev, nuk pranoi propozimin e Aleancës për Shqiptarët që të emërojë ministër të Shëndetësisë, resor të cilin paraprakisht e udhëhoqi Arben Taravari i cili dha dorëheqje pasi që u zgjodh kryetar i Gostivarit. Zaev në vend të Taravarit, vendosi që ta emërojë Venko Filipçen i cili vjen nga LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button