Kezharovski paralajmëroi libër të ri, vazhdim i “Jetë në kuti”

Lexuesit e librit “Jetë në kuti” sot kishin mundësi të sërishme, pas promovimit më 16 nëntor, të shoqërohen me autorin e tyre Tomislav Kezharovski dhe të marrin nënshkrimin e tij me dedikim. Takimi me shkrimtarin-gazetar, i cili në librin e tij të parë rrëfeu për paraburgimin tetëmujor në burgun Shutkë, sot nga ora 12 deri në orën 15 është organizuar në librarinë “Ili-Ili”.

LEXO: Kezharovski e promovoi librin “Jeta në kuti” për ngjarjet që përjetoi në burg (VIDEO)

Kezharovski deklaroi se në këtë takim dëshiron ta dëgjojë mendimin nga ata që e kanë lexuar librin të cilin ai e botoi në mënyrë të pavarur dhe pas dy muajve nga paraqitja e tij  ka reagime pozitive.

“Përshtypjet e parë që i marr nga lexuesit janë më shumë se të shkëlqyeshme. Është i lexueshëm, por është i vështirë lidhur me atë që e theksoj në të – të gjithë baticat dhe zbaticat në ditët derisa isha në paraburgim. Më së shumti më gëzojnë kritikat pozitive nga lexuesit. Nuk besoj se tema në libër ju pëlqen, por në këtë takim dëshiroj të këmbej mendime lidhur me mënyrën e të shkruarit, madje në të ardhmen, kur do të pasojë vazhdim i këtij libri, të korrigjohem në pjesën e të shkruarit, nëse ka nevojë”, theksoi Kezharovski.

Është ndjerë, tha, edhe presion pas botimit të librit. “Por, për të këto janë gjëra specifike. Nuk paraqitet publikisht, megjithatë e bëjnë të tyren ashtu siç e bënin edhe paraprakisht. Përpiqen, por kjo nuk do të na pengojë, mua dhe familjen time, në përpjekjet tona që të mbijetojmë”, tha autori i “Jetë në kuti”.

Libri me siguri edhe këtë muaj do të ketë botim të dytë, ndërsa autori po përgatitet edhe për libër të ri i cili do të jetë vazhdim dhe ndërlidhje e librit të parë.

“Pjesa e dytë do të jetë rreth ‘regjisorëve’ të rastit tim. Të gjithë ata të cilët, kushtimisht, më pak ose më shumë kontribuuan që të shkojë në paraburgim. Punojë në grumbullimin e të dhënave. Një pjesë të materialeve ende nuk i kam parë sepse ndoshta edhe nuk jam mjaftueshëm i përgatitur t’i shikojë të gjithë. Atë moment kur do të jem në gjendje të mund t’i shikojë dhe të shkarkohem nga disa punë që të ulem dhe t’i kushtohem kësaj, do të fillojë me përgatitjen. Shpresoj se së shpejti, ndoshta në fund të vitit, do të dalë vazhdimi – libri i dytë. Por, të lëmë të shohim se si do të zhvillohen gjërat”, deklaroi Kezharovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button