Zbulohet bastore ilegale në Vrapçisht

Efektivët e policisë gjatë një aksioni në fshatin Vrapçisht, mbrëmë zbuluan një bastore që punonte ilegalisht.

Sipas SPB Tetovë, gjatë kontrollit të kryer dje rreth orës 21 në objekt janë gjetur dy persona nga Tetova, B.J. (21) dhe BF (24) si punonjës.

“Në objekt janë gjetur dhe janë  sekuestruar: pesë televizorë, katër kompjutera me kasa dhe monitorë, dy printerë, 10 buletine dhe 2,090 denarë”, thotë zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Vijojnë aktivitetet për zbardhjen e plotë të rastit dhe pritet që të ngrihen procedura penale përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button