Strategjia financiare e bashkëshortes së Michael Schumacher-it, për ta mbajtur pilotin në jetë

Në 29 dhjetor të vitit 2013 Michael Schumacher pësoi një aksident në Alpet franceze ku edhe sot mbahet në gjendje vegjetative falë përpjekjeve të mjekëve, përparimeve të shkencës dhe sakrificës së familjes. Ky aksident çoi në hospitalizimin e tij në një spital shumë kompleks dhe sot e kësaj dite vazhdon në shtëpinë që ka familja në brigjet e liqenit të Gjenevës, në Zvicër. Me vendim të bashkëshortes, Corinna Betsch e kanë vendosur në një dhomë të shtëpisë, ku mbikqyret nga një ekip mjekësh të përbërë nga 15 persona që drejtohen nga profesor Richard Frackowiak. Të gjitha këto shpenzime kushtojnë dhe është familja që menaxhon të gjitha paratë e fituara nga ish piloti gjatë kohës kur ishte sportist. Që kur Schumacher pësoi aksidentin shumë sponsor janë tërhequr nga mbështetja e tyre dhe gjithçka është kthyer përmbys. Sipas Daily Mirror në vitin 2015 trajtimi në shtëpi kushtonte 165 mijë dollarë në javë dhe janë shpenzuar më shumë se 26 milionë dollarë. Kështu që Corinna Betsch filloi të shiste disa pasuri të familjes.Një nga shitjet më të bujshme ishte shtëpiza që kishin në Norvegji, pak kilometra nga Osloja. Terreni kishte sipërfaqe prej 645 m², kishte spa, palestër, garazh për 7 makina dhe akses direkt për tek pista e skive. Kjo shtëpi u shit në vitin 2015 për 2.5 milionë euro.

Një tjetër pasuri e çmuar e klanit Schumahcer është Rolls-Royce Phantom coupé që familja e përdorte për të udhëtuar. Timoni i veshur me lëkurë, veshje druri, një kompjuter dhe një sistem çelësi inteligjent janë këto disa nga 100 detajet që bënë që vlera e këtij automjeti të shkojë në 380 mijë dollarë. Më origjinalja ishte fleta metalike me firmën dhe emrin e tij në gjermanisht. Në korrik 2014 avioni privat i pilotit më të mirë në botë ishte nxjerrë në shitje. Sipas gazetës gjermane Bild, avioni Falcon 2000 EX ishte blerë nga një ish pilot i Ferrarit për 25 milionë euro, ndërkohë që familja ishte e gatshme ta shiste për 20 milionë euro. Megjithatë edhe pas 4 vitesh Schumacher gjendet i rrethuar nga një grup mediatik i ngritur nga familja që nuk lejon të bëhen të ditura të rejat mbi gjendjen e tij shëndetsore. Koha kalon dhe paratë fluturojnë, por shpresa për ta parë “Schumin” sërish ende nuk shuhet. / Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button