Ahmeti vlerëson deklaratën e Zaevit për gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një brifing me gazetarët të organizuar me rastin e fundvitit, e ka përshëndetur deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, ku ai thotë se kontributi më i madh për sjelljen e ligjit të gjuhëve është i BDI-së dhe LSDM-së.

“Deklaratat e Zaevit do të duhet të përshëndeten. Kush sa ka kontribuar për sjelljen e ligjit të gjuhëve, do ta tregojë më së miri koha. Përparim Maqedonia do të ketë kur maqedonasit do të flasin për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, dhe anasjelltas. Ne si BDI do të angazhohemi çdo herë, në përmirësimin e marrëdhënieve në mes etniteteve në vend”, tha Ahmeti.

Ai në një takim të fundvitit me gazetarët, ka deklaruar se PDSH-ja e ka rradhën që të mbledhë liderët shqiptarë, duke thënë se takimi i përbashkët i liderëve shqiptarë do të ndodhë pas festave të fundvitit.

“Mendoj se radhën për këtë takim të liderëve e ka PDSH për ta ftuar, dhe shpresoj që të njëjtën ta bëjnë pas festave. Ne si BDI deri më tani takimet të cilat i kemi thirrur, ftesë ju kemi bërë të gjitha partive politike, se si do ta bëjë PDSH-ja, nuk e di”, tha Ahmeti.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i ka quajtur  si “shpifje të kulluara”, pohimet e Ziadin Selës, gjoja se ai ka bërë presion ndaj Zoran Zaevit, që Aleanca për Shqiptarët, mos të jetë pjesë e Koalicionit Qeveritar.

“Nuk kam qasje, për vendimin e ASH që vet largohet nga Qeveria. Thëniet e Selës se gjoja unë e kam kushtëzuar Zoran Zaevin që Sela mos të jetë pjesë e Qeverisë janë vetëm shpifje, dhe asgjë tjetër”, tha Ahmeti në takimin e fundvitit me gazetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button