Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident në bulevardin “Serbia”

Shoferi i një automjeti taksi vdiq, ndërsa një person është lënduar më rëndë ngjatë një aksidenti rrugor që ndodhi mbrëmë në bulevardin “Serbia” në Shkup.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:25 kur një automjet i markës “audi A4” i drejtuar nga GJ.D (28) është përplasur me një automjet “pezho 207” i drejtuar nga A.M (60) nga Shkupi , ndërsa pastaj përmes pjesës me bar që ndan  korsitë  ka kaluar në drejtimin e kundërt dhe është përplasur në gardhin e një pompe benzine dhe automjetin taksi “shkodia oktavia” i drejtuar nga T.J (58) nga Shkupi.

Pas aksidentit, audi është përfshirë nga zjarri dhe u dogj tërësisht. Me këtë rast ka intervenuar edhe ekipi nga Brigada Zjarrfikëse Territoriale e Qytetit të Shkupit.

Lëndime të lehta trupore, gjegjësisht fraktura në gjunjë kanë marrë B.M (21) nga fshati Sopishte i cili ka qenë bashkudhëtarë u audit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button