fbpx

Dy të tretat nga profesorët universitarë dëshirojnë të largohen në vendet e huaja

Mbi 68 për qind nga profesorët universitarë do ta braktisnin vendin nëse u jepet ofertë të shkojnë në kurbet, tregon hulumtimi për studimin “Krijimi i kritereve për cilësi në shkencat shoqërore në funksion të parandalimit të largimit të trurit nga RM-ja” që sot u prezantua në Fakultetin juridik Justiniani i Parë, transmeton MIA. 

“Studimi, i përpunuar nga Instituti për hulumtime strategjike dhe edukim, ka të bëjë me largimin e trurit në sferën e shkencave shoqërore, dhe e shkel qasjen që përqëndrohej në pengimin e largimit të trurit në shkencat natyrore dhe mjekësore. Rezultatet tregojnë se po paraqitet një potencal i madh për migrim në shkencat shoqërore dhe atë në kategorinë e kuadrove me arsimim më të lartë”, thotë Misho Dokmanoviq, profesor i Fakultetit juridik dhe autor i studimit.

Ai theksoi se lëndë e anketës, e zbatuar në shtator të këtij viti, janë profesorë universitarë, asistentë dhe hulumtues dhe shtoi se rezultatet janë dëshpëruese.

Sipas tij, 68 për qind, do ta shqyrtonin mundësinë që ta braktisin Maqedoninë, nëse u jepet ofertë të shkojnë në vendet e huaja, ndërsa mbi 20 për qind veçmë kanë ndërmarrë aktivitete konkrete për braktisjen e vendit.

Darko Spasevski, profesor nga Fakulteti juridik, thotë se motivet që kuadrot akademike të largohen në vendet e huaja janë të shumëfishta, nga njëra anë kushtet për punë në universitete, ndërsa nga ana tjetër edhe sfidat personale për universitete më renome më të mëdha.

Hulumtimi i Institutit, po ashtu, tregon se mbi 40 për qind nga të anketuarit do të pranonin punë në vendet e huaja edhe e cila nuk u përgjigjet kualifikimeve të tyre.

Studimi i ISIE ofron disa rekomandime për bartësit kyçë të politikave, së pari të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, universiteteve, si dhe institucioneve dhe organizatave të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button