LD: Fjalimi i Ivanovit i thellon ndasitë

Fjalimi i presidentit Gjorge Ivanov përpara deputetëve, në vend të bashkimi, unitetit dhe sundimit të së drejtës, më shumë ishte në funksion të mbrojtjes së atyre që i kanë shkelur ligjet dhe Kushtetutën dhe e kanë rrezikuar sigurinë e shtetit, që plotësisht do të thellohen ndasitë dhe dyshimet e qytetarëve në sundimin e ligjit”, thonë nga partia Lidhja Demokratike (LD), njofton Portalb.mk.

“Vjedhjen e pronës së qytetarëve, shkeljen e të drejtave themelore të njeriut, përgjimin masiv, shkeljen e rregullave zgjedhore nga ish pushteti, Ivanovi nuk i ka hetuar dhe nuk ka reaguar, për atë qëndrimi i sotëm i Ivanovit është hedhje pluhur në sytë e opinionit dhe larje e mëkateve. Nuk dyshoj se çdokush që e ka keqpërdorur pushtetin dhe besimin e qytetarëve herët ose vonë do të japë përgjegjësi”, thonë nga LD.

Ata shtojnë se partia e tyre i ka përkrahur ndryshimet, që të krijohen kushte për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe shteti ynë të hapërojë drejt standardeve të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button