Një grua ka mbijetuar katër ditë në det të hapur!

 Ekipi i anijes transportuese në Filipine e shpëtoi 25 vjeçaren Diana Salim pas katër ditëve në det të hapur.

Qyteti Sibuko, prej nga vjen Salim, ishte goditur nga tajfuni i fuqishëm dhe gruaja fatkeqe ishte tërhequr nga ujërat e ardhur të cilat e kanë dërguar madje 900 kilometra në veri të vendlindjes së saj.

Ende nuk ka informacione për fatin e familjes slë saj. Mbi 200 persona kanë humbur jetën në Filipine, ndërsa 159 konsiderohen si të zhdukur pas goditjes së tajfunit Tembin, derisa më pak se 100.000 persona duhet të evakuohen.

Kryetari i Sibukos, Norbidieri Eding deklaroi se shpëtimi i Salimit do të thotë nxitje e re për ekipet e shpëtimit të cilët kërkojnë pas banorëve të tjerë të cilët konsiderohen si të zhdukur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button