fbpx

Kuvendi i votoi emrat e rinj të ministrave dhe zv/ministrave

Me 62 vota “për”, 1 “të përmbajtur” dhe asnjë kundër, Venko FIlipçe është zgjedhur ministër i Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

Pas votimit të ministrit të Shëndetësisë, ministër pa resor në vend të Samka Ibraimovskit, është zgjedhur Aksel Ahmedovski, ndërkaq u shkarkua ministri i Bujqësisë, Vllasti Dimkoviq.

Zv/ministra të rinj për Arsim, janë votuar Arbër Ademi, ndërkaq pë ministër të Bujqësi Bllage Cvetkoviq.

Ende nuk dihet fati i ministrisë pa resor, me të cilën udhëhiqte Ramiz Merko, i cili tani është kryetar i Komunës së Strugës, pasi që kryeministri Zoran Zaev, nuk ka dhënë kurrfarë propozimi. Jo-zyrtarisht flitet që kjo Ministria ka mundësi që të hiqet nga kabineti, gjegjësisht fare të mos ekzistojë.

Ndryshe, në periudhën e fundit ka ndodhur përplasje mes Aleancës  për Shqiptarët dhe LSDM-së, gjegjësisht kryeministrit Zoran Zaev, pasi që, ky i fundit ka propozuar emër nga partia e tij. Ziadin Selës i ofroi një vend zv/kryeministër si këmbim për Ministrinë e Shëndetësisë, me të cilën kishte udhëhequr bashkëpartiaku, Arben Taravari, i cili tani u bë kryetar i Kuvendit, megjithatë Sela nuk e pranoi ofertën duke e cilësuar si “Ministri Byreku”.

Kandidati për ministër të Shëndetësisë, neurokirurgu Filipçe që ishte këshilltar i Zaevit për Shëndetësi, ka qenë pjesë e Plenumit Kundërshar të Profesorëve, që ishin me një linjë me VMRO-DPMNE-në, gjegjësisht i mbronin politikat e reformave në arsim të Nikolla Gruevskit që donin të vendosnin testim ekstern nëpër fakultete.

Ai nuk e ka mohuar këtë, por ka theksuar se në atë kohë nga një specializant ka qenë i informuar se po nënshkruan iniciativë për gjoja reforma në Fakultetin e Mjekësisë.

“Më vonë doli se ato ishin informata të rreme për një Plenum Kundërshtar, që nuk kishte asgjë të përbashkët me informacionet e para. Nuk kam pasur aktivitete, as që kam qenë anëtar i ndonjë Plenumi Kundërshtar, e as që jam pajtuar me qëndrime të tilla. Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem përkrahës i të gjitha ndryshimeve demokratike që ndodhin dhe duhet të ndodhin në Maqedoni, duke i përfshirë këtu edhe reformat e patjetërsueshme në shëndetësi dhe arsim”- ka theksuar Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button