Maqedoni, çmime të reja të benzinës dhe diselit

Çmimet me pakicë të benzinës dhe diselit prej sonte në mesnatë rriten për një denarë, ndërsa vajit ekstra të lehtë për amvisëri për një denarë.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të arrij 66.50 denarë, i Eurosuper BS-98 do të arrijë 68 denarë për litër, i Eurodiselit 55 denarë dhe vajit ekstra i lehtë do të shitet për 44 denarë për litër.

Me vendimin rritet edhe çmimi i mazutit, i cili do të arrijë 28,6 denarë për kilogramë.

Çmimi mestar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14-të ditët e fundit arrinte 64 dollarë për barel, ndërsa kursi i dollarit arrinte 52,16 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button