Trupi koordinues do ta ndjekë realizimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara

Në suaza të Qeverisë të formohet trup koordinues i cili do të angazhohet për implementimin e dispozitave nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, të cilën Republika e Maqedonisë e ka ratifikuar në vitin 2011, ishte dakorduar në takimin e sotëm të kryeministrit Tiran Zaev me përfaqësuesit e  Lidhjes së Defetkologëve.

Trupi, siç informon pres shërbimi qeveritar duhet të përbëhet nga koordinuesi kombëtar dhe dy zëvendës.

Kryeministri Zaev, duke theksuar se njëri ndër prioritetet e kësaj Qeveria është përmirësimi i kushteve për jetë të personave me aftësi të kufizuara, ka theksuar se trupi koordinues duhet të ketë rolin e gjeneratorit për të gjitha ndryshimet pozitive në shoqëri.

“Me këtë do të jetë edhe shembull si duhet të veprojnë institucionet të cilat punojnë në këtë problematikë”, potencoi Zaev.

Është dakorduar edhe formimi i trupit të jashtëm, monitorues, që në propozim të ministres së Punës dhe Politikës Soiciale, Milla Carovska, do ta udhëheqë Avokati i Popullit të Republikës së Maqedonisë. Trupin do ta monitorojë dhe kritikojë punën e trupit koordinues në suaza të Qeverisë së RM-së.

“Të gjitha problemet janë të zgjidhshme, vetëm nevojitet vullnet nga institucionet kompetente”, ka potencuar ministrja Carovska, e cila ka marrë pjesë në takim.

Me formimin e trupit koordinues, siç kanë theksuar në takim nga Lidhja e Defektologëve, Qeveria tregon se defektologët do të jenë partner i barabartë i institucioneve shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button