Pas fitores së separatistëve në Katalonjë, Rahoj do t’i drejtohet popullit

Kryeministri spanjoll Marijano Rahoj pasdite do t’i drejtohet popullit, pasi në zgjedhjet e djeshme rajonale në Katalonjë, partitë të cilat angazhohen për pavarësinë e këtij rajoni të Spanjës kanë siguruar shumicë në Parlament.

Qeveria spanjolle e ka shpërndarë Qeverinë rajonale të Spanjës, duke arrestuar një pjesë të anëtarëve të saj dhe shpalli zgjedhje të parakohshme në Katalonjë në të cilat partitë të cilat janë për pavarësi kanë humbur një pjesë të votave të tyre, por megjithatë e mbajnë shumicën në parlament.

Partia centriste Qytetarët (Siudadanos), e cila angazhohet për qëndrimin e Katalonjës në Spanjë, mori më së shumti vota në zgjedhjet dhe fitoi 37 vende në Parlament.

Këto vota ishin në llogari të Partisë Popullore konservatore të Rahoj, e cila fitoi vetëm tre vende të deputetëve, që konsiderohet si përgjigje e votuesve katalanas për dhunën policore të cilën Qeveria në Madrid e zbatoi gjatë referendumit më 1 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button