Vota kundër Trump, SHBA ‘kërcënon’: Ky votim do mbahet mend

Pasi 9 vende pjesëmarrëse në votimin në OKB për shpalljen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, votuan kundër, nisën edhe kërcënimet e para nga amerikanët.

Ambasadorja e SHBA ne OKB, Nikki Haley ka reaguar në një konferencë për mediat ku tha se SHBA do të vendosë ambasadën e saj në Jerusalem pavarësisht nga rezultati i votimit.

Haley theksoi: “Kjo është ajo që qytetarët amerikanë duan që ne të bëjmë dhe kjo është gjëja e duhur për të bërë.

Ky votim nuk do të bëjë një ndryshim në atë se si amerikanët e shikojnë OKB-në. Dhe ky votim do të mbahet mend”.

Vetë presidenti amerikan Donald Trump është shprehur: “Ne po i shikojmë ato vota. Le të votojnë kundër nesh, ne do të kursejmë më shumë, nuk na intereson”.

Para votimit, Nikki Haley, lëshoi ​​një kërcënim të drejtpërdrejtë, duke thënë se SHBA do të mendojë dy herë për financimin e vendeve anëtare në qoftë se votonin kundër vendimit të Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button