U ngjiz 25 vite më parë, vjen në jetë foshnja nga një embrion i ngrirë

Quhet Emma Wren Gibson, dhe erdhi në jetë më 25 nëntor në Tennessee. Gjithçka duket normale, por në fakt nuk është edhe aq. Emma është fëmija i parë që vjen në jetë nga embrioni i ngrirë për më gjatë në historinë e njerëzimit, shkruan Bordo.al. 

Embrioni ishte ngrirë që më tetor të vitit 1992. Kur nëna e cila e mbarti dhe e solli në jetë, Tina Gibson, mori vesh moshën e embrionit, u shpreh e habitur: “E kuptoni që unë jam 26-vjeç? Unë dhe ky embrion mund të ksihim qenë shoqe, ndërsa shton se ndjehet e bekuar që ka një fëmijë dhe se nuk i inetereson nëse është apo jo rekord botërorë.

Ndonëse u lind 25 vite më parë, foshnja gëzon shëndet të plotë. Historia e Emmas filloi shumë kohë përpara se sa e ëma ta birsonte atë. Ajo u krijua nga një fekondim in vitro nga tjetër çift anonim, embrionet ishin lënë në ruajtje, në mënyrë që ata të mund të përdoreshin nga dikush që nuk mundej të lindte fëmijë.Tina dhe partneri i saj adoptuan gjithashtu edhe katër embrionë të tjerë të ngrirë, e pas rezultateve me Emmën, të dy janë mëse të bindur për ti dhënë asaj edhe motra e vëllezër të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button