SHBA përgatit plane për sulm ushtarak mbi Korenë e Veriut

SHBA bën plane për sulm ushtarak mbi Korenë e Veriut, me qëllim të ndalohet programi i saj bërthamor për armatim, ndërsa Shtëpia e Bardhë në mënyrë dramatike i intensifikon përgatitjet për zgjidhje ushtarake, për shkak të druajtjes se diplomacia nuk ndihmon, deklaruan burime anonime për gazetën britanike “Telegraf”.

“Një ndër opsionet është shkatërrimi i vendeve prej ku lansohen raketat, para se të njëjtat të shfrytëzohen për testim të ri raketor. Edhe depot për armë mund të jenë cak”, pohojnë birimet anonime.

Американски авиони

Ata shtojnë se qëllimi është që ushtarakisht t’i tregohet Kim Xhong-unit se Uashingtoni është serioz në përpjekjet që t’i jepet fund zhvillimit bërthamor koreanoverior të mëtejshëm dhe të fillojnë negociata.

“Pentagoni tenton të gjejë opsion i cili do të mundësojë sulm mbi Korenë e Veriut”, deklaruan dy ish përfaqësues amerikanë të njoftuar me rastin edhe një përfaqësues aktual i administratës amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button