“Valbona është e jona”, protestohet në Tiranë kundër HEC-eve (VIDEO)

Nën thirrjen “Valbona është e jona”, “Shqipëria është e jona”, qindra protestues dhe aktivistë kanë nisur sot, në orën 11:00, marshimin drejt Kryeministrisë.

“Sot është koha t’i themi gjithë malësisë bashkohuni me ne, mos rrini indiferentë!” Koha është tani t’i themi politikës shqiptare që të ulet dhe të reflektojë, të zbatojë Kushtetutën, të zbatojë ligjin në fuqi”, deklaroi njëri prej aktivistëve ndërsa priu grupin e protestuesve drejt Kryeministrisë.

Aktivistët për mbrojtjen e Parkut të Valbonës e kaluan natën para Kuvendit, dhe publikuan një ditë më parë fakte tronditëse mbi projektin e HEC-ve. Ata denoncuan gjithashtu presionet që kanë marrë nga politikanë të ndryshëm për të mos ngritur zërin mbi Valbonën.

Qytetarë dhe aktivistë në mbrojtje të Parkut të Valbonës po protestojnë sot në mbrëmje pranë Parlamentit.

Protesta e tyre vjen në një kohë kur në lumenjtë piktoreskë të Valbonës ka nisur të hedhë shtat betoni, dhe ndërtimi i HEC-eve.

Njëri prej aktivistëve deklaroi gjatë lidhjes në “live stream”, se ata do të qëndrojnë pranë Parlamentit gjithë natën.

“Në rast se jeni për ta mbrojtur Shqipërinë ejani bashkohuni me ne! Nesër qëndresa jonë në orën 10:00 vazhdon. Nga ora 10:00-11:00 marshojmë te Monumenti i Pavarësisë, mandej te Kryeministria. Sot do të qëndrojmë gjithë natën para Parlamentit. Është shumë ftohtë, kemi marrë dru dhe qymyr me vete”, u shpreh ai.

Ndërkohë një tjetër qytetar dhe aktivist, i identifikuar si Dardan Metaliaj, me profesion inxhinier pyjesh denoncoi falsifikimin e firmave të banorëve për vendimin në fjalë. Ai tregoi se si janë falsifikuar 20 firma me ndihëm e kryeplakut të fshatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button