Maqedoni, gjithnjë e më të shpeshta keqpërdorimet e profileve në Fejsbuk dhe Instagram

Edhe krahas paralajmërimeve dhe përpjekjeve shumëvjeçare  për edukimin e qytetarëve për të pasur kujdes ku dhe si t’i lënë të dhënat e tyre personale, veçanërisht në internet, më të shumta janë ankesat për keqpërdorime të rrjeteve sociale, veçanërisht në Facebook për krijimin e profile të rreme ose profileve të hakuar, shkruan MIA.

Nga Drejtoria për Mbrojtje të të Dhënave Personale (DMDHP) theksojnë se vazhdimisht rritet ndërgjegjësimi publik te qytetarët për keqpërdorim të të dhënave personale dhe se dëshmi për këtë është numri i ankesave për të drejtën e privatësisë. Megjithatë, kur bëhet fjalë për Facebook, kjo nuk është rastësi dhe në atë pjesë ndërgjegjësimi publik nuk ka ndryshuar.

Фејсбук

Deri në mes të nëntorit të vitit 2017 në DMDHP-ja kanë arritur 334 ankesa nga të cilat 96 për keqpërdorim të të dhënave personale në Facebook dhe 28 për Instagram. Arsyeja për rritjen jo të konsiderueshme të ndërgjegjësimit publik në lidhje me lënien e të dhënave në Facebook, theksojnë nga Drejtoria është krijimi i vazhdueshëm i profileve të reja në këtë rrjet social, veçanërisht nga fëmijët e moshës prej 13-14 vjeçare dhe persona të tjerë të cilët për herë të parë krijojnë profil në rrjetet sociale. Paralajmërojnë se shfrytëzuesit më të rritur të rinj të Facebook  ose rrjeteve të tjera sociale kanë më pak njohuri për atë si t’i mbrojnë të dhënat e tyre në krahasim me adoleshentët, të cilët jetojnë në botën dixhitale.

Deri te DMDHP-ja ka ankesa edhe për video xhirime të publikuara në Youtube, por edhe në kanale të panjohura të internetit për të rritur, si Pornhab dhe kanale tjera të ngjashme. Më shpesh, siç sqarojnë, bëhet fjalë për video xhirime private që më vonë, për shkak të disa arsyeve, janë keqpërdorur dhe janë vendosur në këto porno kanale. Ankesa për video incizime të tilla ka viteve të fundit.

Deri te DMDHP, ndërkaq, në vitin 2016 janë parashtruar 359 ankesa dhe sërish më shumë për profile të rreme në Facebook  (145) dhe për profile të hakuara (33). Nga raportimet vjetore të këtij institucioni për kërkesa dhe ankesa  të parashtruara shihet se ka pasur edhe profile të rreme të krijuar nga fëmijët.

Numri i ankesave rritet nga viti në vit dhe kështu në vitin 2009 janë parashtruar 95 ankesa, në vitin 2010-192, në vitin 2011-363, në vitin 2012-385, në vitin 2013-404, në vitin 2014-371, në vitin 2015-393, ndërsa në vitin 2016-359 ankesa.

Kujt ia krijojnë dhe kush i krijon profilet e rrejshme në rrjetet sociale?

Një vajzë e re nga vendi ka denoncuar për një profil të rrejshëm në Fejsbuk. Fotografia e saj me rroba banjoje është marrë prej profilit të saj të vërtetë në rrjetin social dhe është vendosur në profilin e rrejshëm me numrat e telefonit të saj dhe informacionin se jep shërbime të caktuara erotike për para. Vajza i është ekspozuar një stresi të madh dhe është turpëruar para miqve të saj. Ka kërkuar ndihmë nga DMDHP për fshirjen urgjente të këtij profili të rrejshëm.

Qytetarët duhet ta dinë, thonë nga DMDHP, se zakonisht profile të rrejshme krijojnë persona të rrethit të tyre të drejtpërdrejt të cilët i dinë të dhënat personale dhe miqtë e “viktimës” së tyre. Praktika dëshmon se u dërgohet ftesë për miqësi miqve të përbashkët, të cilët nuk e dinë se bëhet fjalë për profil të rrejshëm dhe të cilët e pranojnë këtë kërkesë. Kur të bëhet një grup më i madh i miqve, krijuesi i profilit të rrejshëm publikon fotografi, video ose diçka me përmbajtje komprometuese për personin për të cilin e ka krijuar profilin e rrejshëm. Informacionin se kanë profil të rrejshëm, viktimat zakonisht e marrin prej miqve të cilët i kanë parë përmbajtjet me përmbajtje komprometuese.

“Kjo është mënyra përmes së cilës zakonisht diskreditohen njerëzit dhe këtu ne ndihmojmë”, theksojnë nga DMDHP.

Të punësuarit në Drejtori kërkesat e tilla dhe të ngjashme për Fejsbuk i dërgojnë në centralin evropian në Dublin dhe ata janë vetëm ndërmjetës i gjithë procedurës. Mbyllja e profileve të rrejshme jo gjithmonë mund të ndodh menjëherë dhe urgjentisht, paralajmërojnë që atje, veçanërisht që bëhet fjalë për kompani amerikane e cila mund edhe të refuzojë ndonjë kërkesë të caktuar.

Фатиме Фетаи лажен профил на Инстаграм

Shumë shpesh viktima të profileve të rrejshme apo të hakuara janë personalitete të njohura në opinion. Para ca kohësh MIA publikoi se një person i panjohur ka krijuar profil të rrejshëm në Instagram të Prokurores Publike Speciale, Fatime Fetai. Rasti është denoncuar në MPB.

“Bëhet fjalë për keqpërdorim klasik të identitetit të prokurores Fetai, me ç’rast ky profil i rrejshëm është përdorur në opinion që të plasohen qëndrime për ngjarje aktuale me qëllim që t’u dëmtohet prestigji prokurores dhe vetë Prokurorisë Publike Speciale”, theksuan nga PPS.

Që të evitohet hakimi ose vjedhja e profilit, në rrjetet sociale, të e-maileve ose ngjashëm më së miri është, këshillojnë ekspertët qytetarët të përdorin fjalëkalime të fuqishme dhe komplekse të cilat në vete nuk do të përmbajnë të dhëna personale si dhe data të lindjeve dhe ngjashëm, pasi që fjalëkalimet e tilla shumë lehtë mund të zbulohen gjegjësisht shumë lehtë thyhen ose vidhen. Si fjalëkalime qytetarët duhet të përdorin fraza të tipit “Farat e shalqirit janë shumë të vogla” etj.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n informojnë se gjatë vitit 2017 në Sektorin për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale janë evidentuar 33 denoncime për keqpërdorimin e të dhënave personale, si dhe për krijimin e profileve të rrejshme në rrjetet sociale.

Pas denoncimit të bërë rasti dokumentohet, më pas, siç sqarojnë prej MPB, njoftohet Prokuroria Publike Themelore me qëllim që të lëshohet Kërkesë e të dhënave të adresuara deri tek rrjeti social në të cilin është bërë keqpërdorimi. Më pas përmes sistemit të vendosur elektronik për komunikim me rrjetet sociale MPB dërgon kërkesë në gjuhën maqedonase dhe angleze. Pas një periudhe të caktuar nëse merren të dhënat e nevojshme qasen drejt përcaktimit të përdoruesit në IP adresën dhe ndërmerren masa plotësuese dhe aktivitete me qëllim që të përcaktohet identiteti i autorit të veprës penale.

Tentime për shmangien e borxheve me justifikim për mbrojtjen e privatësisë 

Kohëve të fundit ka qytetarë të cilët me justifikim se u keqpërdoren të dhënat personale tentojnë të shmangin pagimin e borxheve ndaj kompanive dhe përmbaruesve.

Игор Кузевски

“Ka tentime me justifikim të mbrojtjes së privatësisë të shmangen pagesat e kërkesave të caktuara ndaj subjekteve të caktuara. Për shembull, qytetarët parashtrojnë kërkesa tek ne se u është keqpërdorë privatësia sepse dikush i ka paditur dhe në padinë e ka përdorë adresën e tyre, emrin dhe mbiemrin dhe numrin amë, apo dikush u ka përgatitur faturë në të cilën e ka vendosur adresën e tyre dhe ua ka dorëzuar. Kjo vetvetiu nuk paraqet keqpërdorim. Bindjet e tyre janë se u është keqpërdorë privatësia sepse ata nuk kanë dhënë pëlqim të përdoren të dhënat e tyre”, deklaroi për MIA-n Igor Kuzeski, sekretar i përgjithshëm i DMDHP.

Një ndër parimet e përpunimit të të dhënave personale është për atë që të ketë bazë juridike, ndërsa bazë juridike për pagimin e borxhit ka, përndryshe, thotë ai, si do të funksiononte shteti.

“MPB kur ju merr gjurmë nga gishti që t’u japë letërnjoftim nuk kërkon pëlqim nga ju, kjo u është konfirmuar si kompetencë konform ligjit edhe kjo nuk paraqet keqpërdorim. Për këtë nuk pyetet nëse pajtohesh apo jo”, sqaron ai.

Gjithashtu ka tentime nga qytetarë edhe për përmbaruesit. Qytetarët në DMDHP, siç sqarojnë prej atje, vijnë me pyetjen prej ku i ka marrë përmbaruesi të dhënat e tyre që t’u marrë para në emër të ndonjë banke.

Kuzevski për këtë thotë se përmbaruesit me ligj ekzistojnë që të kryejnë pagesë të kërkesës dhe ai, është decid, sipas ligjit ka të drejtë të kontrollojë përmbledhjen e të dhënave që ta realizojnë kompetencën për të së cilën janë themeluar.

“Ky nuk është keqpërdorim”, thotë sekretari i përgjithshëm i DMDHP-së.

Fushatë e re për mbrojtjen e të dhënave personale dhe platformës për komunikime online me DMDHP

Këto ditë në internet dhe në televizione mund të shihni një fushatë të re për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa DMDHP-ja së bashku me Projektin “Përkrahje për aksesin e të drejtave të të dhënave personale” ka promovuar edhe platformë të re për komunikimin online.

Çdo qytetar dhe kontrollor i të dhënave personale do të mund të regjistrohet në https://eprijavi.privacy.mk.

Në Maqedoni, sipas të dhënave të “Internet World Stats” të  botuara në tetor të këtij viti, 1.503.000 njerëz ose 72.2 për qind e popullatës përdorin internetin, ndërsa miliona janë të lidhur në rrjetin social Facebook. Në Evropë, Interneti përdoret nga 659.6 milionë njerëz dhe Facebooku nga 343.2 milionë. Janë 3.88 miliardë përdorues të internetit në botë, ose 51.7 për qind e popullsisë së botës dhe 1.7 miliardë njerëz kanë Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button