Gjevrekë-simite turke, ja si përgatiten

Përbërësit

3 gote miell (gota 250 ml)
1 luge e vogel kripë
20 gr maja (kvasac)
80 ml vaj
250 ml ujë te vaket
4 luge mjalte +½ gote uje
susam

Hapat

1. Nga uji i vaket marrim pak sa të tretim majen shtojme dhe sheqerin ,dhe leme per 5 minuta te fermentohet.

2. Ne nje ene me te thelle qesim majen e fermtuar,shtojme ujin e mbetur te vaket,shtojme kripen dhe vajin.

3. Pastaj shtojme miell gradualisht derisa te behet nje amse brumi te cilene pasi e punojme mire me duar e leme te dyfishoje vellimin per 1 ore.

4. Brumin e ndajme ne 6 toptha te cilet i hollojme ne forme te rrumbullkaet,pastaj i zgjasim si cilindra te holle dhe te gjate.

5. Pastaj i kthejme dyfish,mbledhim skajet dhe perdredhim duke bere keshtu nje rreth.

6. Pastaj afrojme skajet ,duke shtypur lehtas qe te ngjiten.

7. Parapraksiht pergadisim ne nje pjate te ceket ujin dhe mjaltin e perzier.

8. Secilin gjevrek te pergaditur e kalojme neper ujin me mjalte dhe neper susam dhe i vendosim jo shume afer njeri tjetrit ne tepsi te mbuluar me leter per pjekje.

8. Pastaj leme edhe per 1 ore te vine.
10. Ne nderkohe ngrohim furren ne 200 grade dhe pjekim per 15 minuta.

Burimi: kuzhinashqiptare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button