Zgjedhje në degët e “El Hilal”-it

 

Në kuadër të aktiviteteve zgjedhore të Organizatës Humanitare “El Hilal”, dje Komisioni Zgjedhor për zbatimin e zgjedhjeve në krye me Ali Sadikun, dr. Mahir Iseinin dhe Irfan Isakun qëndruan në Manastir, Prilep dhe Gostivar, ku pas konsultimeve dhe udhëzimeve paraprake u mbajtën zgjedhjet në këto degë të “El Hilal”-it të bazuar në Statutin e ri të Organizatës.

Në Manastir, për edhe një mandat u zgjodh kryetari aktual Mazhar Klenja, për Prilepin kryetar i ri u zgjodh Muhamed Osmani, pedagog, ndërsa në Gostivar kryetar do të jetë afaristi Salajdin Zhupani.

Në këto tubime mori pjesë edhe kryetari i “El Hilal”-it, Behixhudin Shehapi, i cili duke i përshendetur aktivistët dhe duke i përgëzuar zgjedhjet nëpër organet e “El Hilal”-it, theksoi faktin se “El Hilal”-i si organizatë që vepron në parimin e voluntarizmit, prej themelimit e deri sot u ka kushtuar rëndësi të veçantë programit dhe Statuti të “El Hilal”-it, si garanci për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e organizatës, theksoi ai.

Me këtë dinamikë të ecurisë së zgjedhjeve, pritet të rrumbullakohen deri më 15 janar, prej kur do të vazhdohet me fazën  e dytë të procesit zgjedhor, respektivisht për konstituimin e kuvendit të ri dhe organeve tjera të “El Hilal”-it.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button