5 llojet e palltove që duhet t’i kemi patjetër këtë dimër

Përshëndetje vajza! Une jam Arjena dhe ndihem pafund e lumtur që do mund të ndaj me ju mendimet e mia rreth modës dhe jo vetëm, transmeton Revista Class.
Duke qenë se jemi në stinën e dimrit, qëllimi kryesor është që të vishemi bukur e me stil, por gjithmonë duke qenë ngrohtë e sa më shumë rehat. Për këtë, asgjë nuk mund të na ndihmojë më shumë sesa bluzat e ngohta, xhaketat e palltot. Hidhini një sy sugjerimeve të mëposhtme; shpresoj që ta gjeni veten te të paktën një prej tyre. 🙂

1

Palltot e “gëzofit”
(E vendosa në thonjëza sepse do ishte perfekte nëse nuk do ishte një gëzof origjinal. Kafshët janë dashuri. ^_^ ) Këtë sezon duhet me patjetër të zgjidhni një gëzof për të qenë sa me ngrohtë dhe IN. Vintage apo jo, palltot e gëzofit ju nxjerrin nga situata sepse mund të vishen me çdo gjë, nga fundet e fustanet e deri te llojet e ndryshme të pantallonave.

2

Palltot e shiut
Nëse hapni sytë në mëngjes dhe shikoni që koha është e vrenjtur e me shi, mos u shqetësoni! Palltot e shiut bëjnë magji. Nuk i kishim parë që ne vitet 2000, por këtë sezon u rikthyen më të forta e më të veçanta se kurrë më parë. Vishini me një palë pantallona të thjeshta e një golf apo hoodie e do merrni vëmendjen e gjithëkujt.

3

Lëkura me ngjyë 
Klasike dhe e sofistikuar! Këtë përshtypje do i jepni njerëzve nëse do ju shinin në një pallto lekure me ngjyrë. Personalisht e adhuroj pjesën e tyre misterioze. Askush nuk mund të shohë se çfarë ke veshur, por të gjithë e vrasin mendjen.

4

Palltot e gjata
Të adhurueshme! Duken plot stil edhe nëse i vesh me një palë jeans dhe atlete. Kështu qe nëse jeni vonë për në punë apo shkollë, këto bukuroshe do ishin ndihma juaj më e madhe. Nëse vishni funde apo fustane të shkurtër dhe nuk jeni mësuar me to (sikurse unë), përsëri në ndihmë do ju vinin palltot e gjata. Prandaj nëse nuk keni një, investoni sepse nuk do pendoheni.

5

Të ashtuquajturat “puffer”
Janë pa asnjë dyshim më të rehatshmet e më të lezetshmet nga të gjitha! Shumë popullore në vitet ’80 e ’90, këtë sezon kanë bërë namin. Ku ka më mirë sesa ngrohtësia?

Shpresoj shumë t’ju kem ndihmuar sado pak vajza!
Shumë dashuri,
Arjena

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button