Sigurim shëndetësor kanë 95 për qind e qytetarëve, sistemi duhet të përmirësohet

 Maqedonia ka sigurim shëndetësor universal gjithëpërfshirës. Rreth 95 për qind e qytetarëve janë të siguruar. Vërehet dallim në numrin e qytetarëve të cilëve shteti ua paguan sigurimin, dhe ata të cilët sipas të dhënave statistikore janë të varfër, por edhe mospajtime në të që ai e paguan dhe sa realisht sistemi shpenzon për ta.

Këto janë një pjesë e rezultateve nga analiza e bërë e prezantuar në diskutimin e sotëm “Shëndetësia midis presioneve fiskale për investime më të mëdha dhe nevoja për shëndet më të mirë të qytetarëve”, transmeton MIA. 

Analiza përfshin edhe të dhëna për atë sa qytetarët kanë sigurim shëndetësor, çfarë shërbime marrin për sigurim, si të avancohet sistemi i sigurimit shëndetësor dhe të minimizohen dobësitë.

“Në Maqedoni 95 për qind e popullatës ka sigurim shëndetësor. Në pesë për qind të tjera pjesa më e madhe janë persona të cilët nuk kanë dokumente, më shpesh romët dhe të pastrehët. Ka dallim të madh në numrat e personave të paraqitur si të varfër me qëllim që shteti t’ua paguajë sigurimin dhe numri statistikor i personave të varfër. Kjo, tregon se në këtë pjesë ka dobësi të caktuara në të cilat nevojitet të punohet”, tha Maja Parnaxhieva Zmejkova, eksperte nga kjo fushë.

Sipas saj, kontestues është edhe pjesa e dallimit të mjeteve të ndara nga shteti për këto persona – 880 denarë, dhe sa realisht shpenzohet – 1440 denarë. Është vërejtur dhe se 300 mijë qytetarë janë të liruar nga participimi, si dhe një numër i madh i barnave paguhen privatisht.

Rubin Zarevski, nga Fakulteti Farmaceutik në Shkup tha se analiza ka pasur për qëllim që në mënyrë transparente që pjesë të cilat janë probleme qenësore në sistemin shëndetësor dhe të propozojë zgjidhje të cilat do të ndihmojnë ai të jetë më i mirë.

Sipas tij, duhet në mënyrë shtesë të ketë investime kapitale në sistemin shëndetësor, ndërsa është kontestuese kjo që me buxhetin e ri për vitin 2018 për këtë dedikim në shëndetësi janë ndarë dyfish më pak  se për shembull për kulturë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button