Dimitriev-Varanese: Bisedime për reformat në shërbimet e sigurisë të Maqedonisë

Kryetari i Komisionit për mbikëqyrje të zbatimit të masës së veçantë hetimore për ndjekje të komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së policisë financiare, Drejtorisë doganore dhe nga Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë, Emil Dimitriev, sot realizoi takim me ekspertin e Bashkimit Evropian (BE), Maurizio Varanese, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë njoftoi se në bisedën me ekspertin e BE-së, Varanese, Dimitriev shprehu falënderime për vizitën e cila është rezultat i respektit ndaj ndihmës që i jepet Komisionit për reforma në sektorin e sigurisë.

“Në takimi po ashtu është diskutuar edhe për përbërjen e Komisionit, reformat rrjedhëse në sferën e sigurisë si dhe në përgjithësi për situatën momentale politike në vend”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se eksperti evropian, Varanese dhe kryetari i Komisionit, Dimitriev, shkëmbyen informacione në drejtim të hartimit të ndryshimeve ligjore për reformat në shërbimet e sigurisë të cilat dalin nga Raporti i Pribes dhe implementimi i tyre i mëtejshëm.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button