Ymeri: “Jap dorëheqje nga ky moment…”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri nuk e ka përjashtaur mundësinë që edhe njëherë të garoj për të parin e LVV-së.

Ai këtë ambicie e ka shfaqur në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

“Nëse ka një kërkesë të sinqertë dhe kjo është në të mirë të organizatës, natyrisht që do të garoj edhe për një mandate në krye të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ymeri ndër të tjera ka thënë se nëse konsiderohet se dorëheqja e tij është e rëndësishme për ruajtjen e unitetit në VV, atëherë ai nga ky moment do të jepte dorëheqje.

Sipas tij, shumë e rëndësishme nga të gjithë duhet që të jetë ruajtja e unitetit në VV, e cila sipas tij, është më e madhja në Kosovë.

Ymeri, megjithatë ka shtuar se duhet pritur edhe lirimin e Alabin Kurtit dhe të Donika Kadaj- Bujupit nga burgu, në mënyrë që të vendoset se si do të vazhdohet tutje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button