fbpx

Në mënyrë parandaluese tërhiqet prodhim nga “Laktalis”

Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) mori njoftim nga kompania importuese e prodhimeve nga “Laktalis” franceze se nga tregu i Maqedonisë në mënyrë parandaluese tërhiqet produkti ushqim për foshnja – Celia Ekspert 2, me numrin serik 17C0012838.

“Seria e theksuar e prodhimit të tërhequr është korrigjuar në mënyrë shëndetësore dhe mikrobiologjike, në pajtim me rregullativat ligjore të vendit prodhues dhe vendit importues”, qëndron në njoftimin deri te AUV-ja.

Analizat e bëra mikrobiologjike janë negative për të gjitha seritë nga prodhimi Celia të plasuara në tregun e Maqedonisë. Tërheqja e prodhimit është vetëm për kujdes dhe me qëllim të zvogëlimit të panikut dhe mbrojtjes së konsumatorëve pas njoftimit të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë së Francës, Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve kompetent për tregun francez dhe rekomandime të kompanisë “Laktalis”.

AUV-ja dje informoi se në tregun e Maqedonisë nuk janë plasuar sasi të pasigurta të qumështit “Laktalis”, ndërsa “Laktalis” kumtoi se në nivel global i tërheq prodhimet për shkak të salmonelës

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close